Telegrafi

Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, shënon golin e 11-të në La Liga

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar golin e radhës në La Liga me fanellën e Mallorcas.

Mallorca e mbylli pjesën e parë me disavantazh 1-0 nga Valladolid, por shpejt u rikthye në pjesën e dytë.

Ishte sulmuesi prizrenas, Muriqi, i cili shënoi në minutën e 55-të golin e barazimit 1-1 për Mallorcan.

Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të Pablo Maffeo.

Ky ishte goli i 11-të i Muriqit në La Liga, nga 25 ndeshje të luajtura këtë sezon. /Telegrafi/