Mallorca e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 14-të në Liga Liga, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Vedat Muriqi.
Vedat Muriqi përfitoi nga një top i kthyer i Jan Oblak që priti gjuajtjen e Jaume Costa, duke gjetur rrjetën.
Ky ishte goli i tij i tetë këtë sezon, ndërsa Muriqi ka shënuar në katër ndeshje radhazi, duke i dhënë shumë pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Vedat Muriqi goal vs Altletico Madrid@RCD_Mallorca
I am in love with this pirate ☠️ pic.twitter.com/JSIXa05lq6— Dardanianfan (@dardanianfan) November 9, 2022
Pas kësaj përballje, Muriqi u shpall nga La Liga si lojtar i ndeshjes.
Ai u vlerësua lartë me nota edhe nga faqet e specializuara si Sofascore dhe Whoscored.
Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca, duke u kthyer në lojtarin kryesor të kësaj skuadre.
🤪🏴☠️👉
🔥 ¡Octavo tanto de @MuriqiVedat esta temporada en #LaLigaSantander! #RCDMallorcaAtleti #LeyDeporteParaTodos pic.twitter.com/3EkeSsaquE
— LaLiga (@LaLiga) November 9, 2022
Ai është i dyti në renditjen e top shënuesve, ku vetëm Robert Lewandowski me 13 gola ka shënuar më shumë se ai. /Telegrafi/