Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin në ndeshjen e Mallorcës ndaj Atletico Madridit.
Ylli i Dardanëve i është kthyer më në fund golave me fanellën e klubit spanjoll, Mallorca.
Muriqi ka arritur të gjej golin pikërisht në ndeshjen ndaj rivalit të fortë, Atletico Madridit, të vlefshme për javën e 31-të në La Liga.
MURI. MURI. MURI.
¡¡𝗚𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟!! ❤️
¡¡𝗚𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟!! 🖤
¡¡𝗚𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟!! ❤️@lartistagroup #MallorcaAtleti 1-0 pic.twitter.com/gStfXxhlha— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) April 9, 2022
Goli i Muriqi erdhi në minutën e 68-të nga penalltia për epërsinë e ekipit të tij 1-0.
Ky ishte goli i treti i prizrenasit, pas huazimit të tij nga Lazio në janar. /Telegrafi/
https://twitter.com/ndl00/status/1512818388845965316