Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi rikthehet me gol pas suspendimit, shënon ndaj Valencias

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin në ndeshjen e Mallorcas ndaj Valencias në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Muriqi vuajti dy ndeshje suspendim shkaku i një kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Elches.

Megjithatë, me t’u rikthyer në fushë, ylli i Kosovës ka treguar se është lojtari kryesor i Mallorcas duke shënuar menjëherë gol.

Sulmuesi prizrenas gjeti rrjetën në minutën e 66-të duke shënuar nga penalltia.

Ky gol ishte për golin e barazimit 1-1, pasi Valencia shënoi më herët me anë të Edinson Cavanit.

Me këtë gol, Muriqi arrin në kuotën e pesë golave në La Liga këtë sezon.

Ylli i Kosovës ka luajti vetëm nëntë ndeshje këtë sezon deri tani. /Telegrafi/

https://twitter.com/goalsreplayg/status/1583880037169668097

Exit mobile version