Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur edhe golin e radhës në La Liga me Mallorcan, duke i shënuar Atletico Madridit në ndeshjen e javës së 14-të.
Mallorca ka gjetur shpejt golin e parë në përballjen e tyre në shtëpi ndaj Atleticos.
Është përsëri sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili ka shënuar për Mallorcan.
Muriqi ka gjetur golin e epërsisë 1-0 në minutën e 16-të të ndeshjes falë asistimit të Jaume Costa.
𝐕𝐄𝐃𝐀𝐓
𝐕𝐄𝐃𝐀𝐓
𝐕𝐄𝐃𝐀𝐓
𝐕𝐄𝐃𝐀𝐓AL FONDO DE LA RED ❗️🏴☠️@lartistagroup #RCDMallorcaAtleti 1-0 pic.twitter.com/JXzc5hBH08
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) November 9, 2022
Goli i sulmuesit të Kosovës erdhi nga afërsia.
Ky ishte goli i katërt radhazi i Muriqit në La Liga dhe i teti deri tani këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=80xm7aTjmx4