Telegrafi

Vedat Muriqi nuk po ndalet me gola te Mallorca në para-sezon, i shënon edhe Sunderlandit

Vedat Muriqi po vazhdon me një super formë në ndeshjet para-sezonale të Mallorcas.

Derisa shënoi dy gola dhe asistoi në një ndaj SV Ried II, ylli i Kosovës po vazhdon me shkëlqimin e tij.

Goli i radhës për Muriqin ka ardhur tani në një miqësore me Suderlandin.

Lexo po ashtu Dy gola dhe asistim me Mallorcan, Muriqi paralajmëron një sezon të suksesshëm

Ishte minuta e 47 e takimit, kur “Pirati” pranoi një asistim nga një bashkëlojtar për të shënuar me kokë.

Mallorca barazoi në këtë ndeshje falë golit nga Muriqi, me sulmuesin që po tregon se para vetës e pret një sezon i mbushur me gola. /Telegrafi/