Telegrafi

Vedat Muriqi nuk ndalet në La Liga, shënon edhe ndaj Espanyolit

Mallorca është në epërsi ndaj Espanyolit me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Vedat Muriqi.

Ndeshja hapëse e xhiros së 12-të mes Mallorcas dhe Espanyolit, po del të jetë interesante.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar e dyta është shënuar goli nga Muriqi.

https://twitter.com/All_Goalss/status/1586088127025790977

Sulmuesin ynë e ktheu në gol një asistim nga Giovanni Alessandro Gonzalez Apud, duke shënuar nga afër.

Ky është goli i gjashtë u Muriqi në La Liga. /Telegrafi/