Telegrafi

Vedat Muriqi nuk ndalet me gola te Mallorca, tani i barazoi shifrat ndaj Betisit

Mallorca i ka barazuar shifrat në 1-1 me takimin kundër Real Betisit që po luhet në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Derisa Betisi e mbylli pjesën e parë me epërsi, të dytën janë mysafirët që po kërkojnë më shumë.

Në minutën e 75-të, Jaume Costa bëri një depërtim të mirë, për të asistuar te Vedat Muriqi më pas.

Me precizitetin e tij, reprezentuesi i Kosovës ia doli që ta fute topin në rrjetë, për rezultatin 1-1.

Deri më tani në La Liga, Muriqi ka dy gola dhe një asistim. /Telegrafi/