Vedat Muriqi i është bashkuar skuadrës pas tetë ndeshjeve mungesë, kur mori një dëmtim në ndeshjet me Kosovën, por edhe përkundër tubimit, paraqitja e tij të shtunën kundër Villarrealit është në pikëpyetje.
Villarreali dhe Mallorca do të ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas dhe Muriqi është në mesin e 24 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.
Edhe pse është në listë, në konferencën për shtyp, trajneri Javier Aguirre, ka thënë se Muriqi nuk do të luajë.
“Ai nuk është i gatshëm të luajë. Nuk është 100%, por unë do ta ftoj atë. Ai ka bërë punë të madhe me pjesën tjetër të grupit, por ende ka vështirësi”, ka thënë Aguirre.
👹 Vedat. 𝐏𝐢𝐫𝐚𝐭𝐚. Muriqi. 🏴☠️ pic.twitter.com/TXZAdsLtD1
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) January 18, 2024
Muriqi ka zhvilluar 12 ndeshje me Mallorcan në edicionin aktual, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Muriq u lëndua në fitoren 1-0 ndaj Izraelit më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku dha asistim në golin e fitores të shënuar nga Milot Rashica. /Telegrafi/