Telegrafi

Vedat Muriqi nga përgatitjet e Lazios: Po punoj shumë, nuk largohem

Vedat Muriqi ka folur para nisjes së sezonit të ri me Lazion, duke hedhur poshtë zërat për largim.

Sulmuesi shqiptar i Lazios, nuk la gjurmë në sezonin e tij të parë si bardhekaltër, po beson që në këtë vit do të jetë në krye të detyrës.

“Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat. Kisha dy sezone rresht që nuk zhvilloja fazë përgatitore, vitin e kaluar u infektova edhe me coronavirus. Po punojmë mirë, gjithmonë do të ndihem më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”, ka thënë fillimisht ai.

Në mikrofonat e Lazio Style Channel, shtatlarti dardan nuk ngurroi të fliste edhe për marrëdhënien që po krijon me trajnerin Maurizio Sarri.

“Trajneri flet me të gjithë, ne nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të jetë e nevojshme, por në çdo rast do të jem i lumtur që mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë”.

Te Lazio, Muriqi do të luajë së bashku me Thomas Strakoshën dhe Elseid Hysajn, lojtarë me të cilët ka luajtur në përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë.

“Kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshen kur ishim të gjithë te U-21 e Shqipërisë”.

“Hysaj është një lojtar i shkëlqyeshëm, e njeh futbollin e Sarrit, është një anësor i shkëlqyeshëm. Moduli? Do të vendoset nga trajneri, do të na duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e re, por ne kemi një nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi ai. /Telegrafi/