Sulmuesi Vedat Muriqi ka shënuar gol që i ka dhuruar tri pikët e para Mallorcas këtë edicion në përballje me Cela Vigon.
29-vjeçari shënoi në minutën e 85-të të takimit pas një asistimi nga Dani Rodriguez, duke qenë i saktë me një goditje nga afër.
Ai luajti për 89 minuta dhe ishte më i miri te skuadra e tij, Mallorca, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 7.7.
Muriqi në gjuaji dy herë në portë dhe në të dy herët ishte i saktë në kuadrat.
Gjatë ndeshjes ai bëri 34 prekje, ndërsa shtoi edhe një pasim kyç.
Nga duelet që kishte Muriqi fitoi nëntë të tillë. /Telegrafi/