Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar gol në sfidën që Mallorca e zhvilloi ndaj Rayo Vallecanos dhe u mbyll 2-2.
Muriqi shënoi një gol të bukur në minutën e 44-të për të barazuar shifrat në 1-1.
Ai u vlerësua me notën 7.8 nga SofaScore, si më i miri në këtë përballje.
Në total Muriqi kishte tetë gjuajtje, ndërsa kishte edhe një pasim kyç.
Ai preku topin 37 herë, ndërsa kishte nëntë duele të fituara në këtë përballje.
Ky ishte goli i katërt për Muriqin në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit spanjoll, teksa kujtojmë që sezonin e kaluar ai kishte shënuar plot 15 gola. /Telegrafi/