Telegrafi

Vedat Muriqi ia siguron fitoren Rizesporit me dy gola të shënuara, i pari erdhi pas vetëm 20 sekondave

Muriqi duke festuar një nga golat e tij me fanellën e Rizesporit (Foto: Rizespor/Twitter)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon me formë të mirë dhe gola në Turqi.

Vedat Muriqi u transferua gjatë janarit nga Genclerbirligi tek skuadra nga liga e dytë turke, Caykur Rizespor.

Që nga transferimi i tij, Muriqi ka treguar formë të lartë duke shënuar edhe shumë gola dhe diçka të tillë bëri edhe gjatë pasdites të së dielës.

Lexo po ashtu Debutim ëndrrash për Muriqin, shënon dy gola të bukur për katër minuta te Rizespori (Video)

Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në fitoren e madhe në udhëtim te Istanbulsport me rezultat 2-3.

Muriqi befasoi portierin për 20 sekonda (Foto: Rizespor/Twitter)

Shtatlarti nga Prizreni golin e parë e gjeti pas vetëm 20 sekondave lojë, ndërsa goli dytë erdhi në minutën e 61-të duke e quar epërsinë në 0-2.

Muriqi me këto dy gola arrin në shifrën e gjashtë golave të shënuara që nga transferimi i tij në janar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Muriqi

Ndryshe, Rizespor gjendet në pozitën e parë me 56 pikë apo tri më shumë se vendi i dytë.

Kështu, Rizespor është në rrugë të mirë për tu inkuadruar në Superligën Turke, pasi kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje për tu zhvilluar. /Telegrafi/