Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon me formë të mirë dhe gola në Turqi.
Vedat Muriqi u transferua gjatë janarit nga Genclerbirligi tek skuadra nga liga e dytë turke, Caykur Rizespor.
Që nga transferimi i tij, Muriqi ka treguar formë të lartë duke shënuar edhe shumë gola dhe diçka të tillë bëri edhe gjatë pasdites të së dielës.
Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në fitoren e madhe në udhëtim te Istanbulsport me rezultat 2-3.
Shtatlarti nga Prizreni golin e parë e gjeti pas vetëm 20 sekondave lojë, ndërsa goli dytë erdhi në minutën e 61-të duke e quar epërsinë në 0-2.
Muriqi me këto dy gola arrin në shifrën e gjashtë golave të shënuara që nga transferimi i tij në janar.
Ndryshe, Rizespor gjendet në pozitën e parë me 56 pikë apo tri më shumë se vendi i dytë.
Kështu, Rizespor është në rrugë të mirë për tu inkuadruar në Superligën Turke, pasi kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje për tu zhvilluar. /Telegrafi/