Vedat Muriqi e ka gjetur rrjetën edhe në ndeshjen e javës së tretë në La Liga, kësaj radhe ndaj Rayo Vallecanos.
Zhvillohej minuta e 14-të ku Mallorca kaloi në epërsi në këtë takim.
Daniel Rodriguez harkoi në zonë, ku gjeti Vedat Muriqin i cili me kokë nga afër shënoi për 1-0.
Sulmuesi i Kosovës shënoi gol edhe në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Real Betis.
Ky është goli i dytë i tij në tri ndeshje në La Liga.
Kujtojmë që këtë verë Muriqi kompletoi transferimin e tij nga Lazio te Malloca. /Telegrafi/