Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë këtë sezon me Mallorcan në La Liga.
Muriqi ka hapur llogarinë e golave këtë sezon në La Liga, qysh në ndeshjen e javës së dytë, të cilën Mallorca e luan në shtëpi ndaj Real Betisit.
Prizrenasi shtatlartë ka arritur të shënoj golin e barazimit 1-1, pasi skuadra e tij ishte në disavantazh.
𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟𝗟 ❤️
𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟𝗟 💪🏻
𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟𝗟 🖤MURIIIIIIQIIIIIIIII#RCDMallorcaRealBetis @lartistagroup pic.twitter.com/DQwba9AiRo
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 20, 2022
Goli i Muriqit erdhi me kokë në minutën e 57-të të ndeshjes pas asistimit të Kang-In Lee.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit të Kosovës këtë sezon në La Liga, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 5 gola në 16 ndeshje. /Telegrafi/
Vedat Muriqi pic.twitter.com/h2HeVKu6dW
— Ahmet (@AhmetLier) August 20, 2022
🇽🇰 Vedat Muriqi shënon golin e parë në këtë sezon për Mallorcan 🔥#TelegrafiSport pic.twitter.com/hJBXJ7SFDw
— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) August 20, 2022