Telegrafi

Vedat Muriqi flet rreth karrierës: Brenda disa ditëve dihet e ardhmja ime

Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në ligën elitare të Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një sezon fantastik duke realizuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime për bashkëlojtarët në të gjitha garat për Rizesporin.

Kjo ka bërë që të interesohen shumë klube për 25-vjeçarin, duke përfshirë Fenerbahçe, Galatasarayn si dhe Lazion.

Sulmuesi prizrenas ka folur për mediat turke teksa ka pohuar se brenda dy-tre ditëve do të sqarohet e ardhmja e tij.

“Ka ditë të tëra që po flitet për të ardhmen time, por nuk ka asgjë pa folur me presidentin e klubit tim. Ekzistojnë tri alternativa që presidenti m’i ka ofruar. Unë do t’i vlerësoj”.

“Nëse shkoj, dua të përshëndetem me presidentin tim dhe të largohem ashtu siç duhet. Në 2-3 ditët e ardhshme, gjithçka do të jetë e qartë”, pohoi sulmuesi.

Ndryshe, Muriqi karrierën e ka filluar te Liria për të luajtur më pas në kampionatin shqiptare para se të luajë në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/