Vedat Muriqi ka filluar të bëjë vend në skuadrën e Lazios, ku edhe në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund u rezervuan disa minuta për të.
Sulmuesi i Kosovës ka debutuar në Ligën e Kampionëve në minutën e 67-të të ndeshjes.
Ai ka zëvendësuar Joqauin Correan, duke u bërë dyshe me Ciro Immobilen.
67′ | #LazioBVB 2-0
?? Doppia mossa di mister #Inzaghi
⬇️ #Milinkovic e @tucu_correa
⬆️ @JDAkpa e @MuriqiVedat #UCL #CMonEagles ?— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) October 20, 2020
Kur Muriqi u fut në lojë rezultati ishte 2-0 në të mirë të italianëve.
Borussia Dortmund hapi ndeshjen me golin e Erling Haaland që shënoi në minutën e 71-të.
Muriqi në fundjavën e kaluar debutoi edhe në Serie A./Telegrafi/