Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi debuton me Lazion, skuadra e tij pëson humbje të rëndë

Lazio është mposhtur nga Sampdoria me rezultat 3-0 në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Në këtë ndeshje ka debutuar edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ai u fut në lojë në minutën e 59-të kur skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.

 

Sulmuesi shqiptar nuk arriti të bëjë ndonjë ndryshim në lojë, pasi skuadra e tij nuk arriti të kthehet në lojë.

Fabio Quagliarella, Tommaso Augello dhe Mikkel Damsgaard ishin shënuesit e golave për Sampdorian. /Telegrafi/

Exit mobile version