Vedat Muriqi nuk do ta kujtojmë për mirë përballjen e Mallorcas në udhëtim te Elche në kuadër të javë së tetë në La Liga.
Fillimisht, sulmuesi i Kosovës e humbi një penallti në minutën e 12-të, derisa vendasit kaluan në epërsi në atë të 15-të.
Gumbau asistoi te Ponce, që shënoi për 1-0, dhe me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Por, në 45 minutat e dytë, Elche mbeti me dhjetë lojtar në fushë, shkaku që Boye u përjashtua në minutën e 61-të me karton të kuq.
Mallorca fitoi një penallti në minutën e 71-të dhe kësaj radhe, Muriqi u tregua i saktë, duke i barazuar shifrat në 1-1.
Mirëpo, reprezentuesi i Dardanëve (85’) u përjashtua më pas me karton të kuq, shkaku që goditi një lojtar kundërshtar.
Muriqi do të mundohet të harrojë këtë moment që i ndodhi, pasi pavarësisht golit, kartoni i kuq do të mbetet në mendjen e tij padyshim. /Telegrafi/
Vedat Muriqi Goal | Elche vs Real Mallorca 1-1 laliga 10/10/2022 – https://t.co/EsLJK5OcvS via @DailymotionUSA #LaLiga
— The Twins Channel (@TheTwinsChanne1) October 10, 2022