Telegrafi

Vedat Muriqi ngulit topin në portën e Valenicas, goli i 14-të sezonal në La Liga

Mallorca po luan ndaj Valencias në shtëpi në kuadër të javës së 36-të të La Ligas.

Pas pjesës së parë pa gola, në fillimin e pjesës së dytë është shënuar goli i parë në ndeshje.

Kang-In Lee ka harkuar në zonë, ku më së miri u gjend Vedat Muriqi i cili me një goditje të fortë më kokë shënoi për 1-0.

Ky është goli i 14-të sezonal i Vedat Muriqit në kampionatin elitar spanjoll.

Muriqi është treguar lojtar vendimtar për Mallorcan këtë sezon, që mban mesin e renditjes./Telegrafi/