Të paktën dy protestues të tjerë u vranë gjatë protestave të sotme në Mianmar, raportuan mediat lokale bazuar në pretendimet e dëshmitarëve okularë.
Krerët e opozitës njoftojnë se do t’u sigurojnë qytetarëve një të drejtë ligjore për vetëmbrojtje.
Një i ri u vra në qytetin Bago, jo shumë larg Yangon gjersa media lokale raportojnë se një tjetër protestues humbi jetën në Hapkant, një qytet në një zonë minierash në veri-lindje të vendit, njoftoi BBC.
Ndërkohë, Man Vin Kaing Tan, kreu i një grupi politikanësh të përmbysur nga junta ushtarake edhe pse ata fituan zgjedhjet, premtoi nga një vend i fshehur nga regjimi se “revolucioni” kundër diktaturës ushtarake do të vazhdonte.
Vetëm të shtunën, 12 persona të tjerë humbën jetën gjatë protestave në të gjithë Mianmarin gjersa që nga fillimi i protestës, gjithsej më shumë se 80. /Telegrafi/