Ministri i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në Dubai, Sheik Hamdan, vdiq në moshën 75 vjeçare.
Hamdan ka qenë ministër i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe që nga viti 1971 dhe u bë njeriu i dytë i Dubait në vitin 2006.
Ai ishte djali i dytë i sundimtarit të ndjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Rashid bin Saeed Al Maktoum dhe vëllai i madh i nënkryetarit aktual dhe kryeministrit të Emirateve, Mohammed bin Rashid.
“Ne i përkasim Zotit dhe do t’i kthehemi Atij … I dashur Zot, ki mëshirë për vëllain tim të dashur, mbështete dhe shoqëroje”, shkroi Sheik Mohammed bin Rashid në Twitter.
Ndryshe, aktualisht është e panjohur se çfarë e shkaktoi vdekjen e Sheik Hamdanit. /Telegrafi/
إنا لله وإنا إليه راجعون … رحمك الله يا أخي وسندي ورفيق دربي.. وأحسن مثواك .. وضعت رحالك عند رب كريم رحيم عظيم .. pic.twitter.com/xAw3rXIwoj
— HH Sheikh Mohammed (@HHShkMohd) March 24, 2021