Telegrafi

Vdes një tifoz i Dortmundit, i gjithë stadiumi këndon “You’ll Never Walk Alone” (Foto/Video)

Një tifoz i Borussia Dortmundit ka vdekur në Westfalenstadion të dielën gjatë ndeshjes ndaj Mainzit të cilën Dortmundi e fitoi 2-0.

Fansi i klubit vdiq pas një sulmi në zemër dhe menjëherë pas shpërndarjes së lajmit tragjik, shikuesit heshtën deri në fund të lojës. Mirror raporton se në fund të gjithë në stadium kënduan himnin e famshëm “You’ll Never Walk Alone”, e gjitha kjo në shenjë respekti.

Autorët e golave në këtë ndeshje ishin Marco Reus dhe Shinji Kagawa.

Dortmund fans singing “You’ll Never Walk Alone” tonight in respect to fan who passed away in stands today of a heart attack. Class !!

Posted by LFC Fans on Sunday, 13 March 2016