Site icon Telegrafi

Vdes në moshën 105-vjeçare “votuesi i parë i Indisë”

Njeriu i cili cilësohet si “votuesi i parë i Indisë” ka vdekur në moshën 105-vjeçare.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Shyam Saran Negi mendohet të ketë qenë personi i parë që hodhi votën kur India mbajti zgjedhjet e para të përgjithshme pas fitimit të pavarësisë nga sundimi britanik.

Negi ka votuar në çdo zgjedhje që atëherë.

Njëqindvjeçari kishte hedhur votën e tij vetëm tre ditë më parë para vdekjes së tij të shtunën, në zgjedhjet e asamblesë për shtetin e tij të Himachal Pradesh.

Mësuesi në pension mendohet të jetë personi i parë që votoi në një Indi të pavarur, pasi shteti i tij hapi qendrat e votimit pesë muaj më herët në vitin 1951 për zgjedhjet e vitit 1952 për të shmangur borën e madhe.

Rezultati ishte një fitore dërrmuese për Kongresin Kombëtar Indian dhe Jawaharlal Nehru u bë kryeministri i parë i Indisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pas gati 100 vjetëve të sundimit kolonial britanik midis vitit 1848 dhe 1947. /Telegrafi/

Exit mobile version