Futbolli brazilian është në zi për vdekjen e njërit prej protagonistëve të mëdhenj të Seleçaos, që e kishte dominuar futbollin në shekullin e kaluar.
Carlos Alberto Torres, ikonë e përfaqësueses karioke dhe fitues i Botërorit 1970 së bashku me Pelen, është shuar pak orë më parë, njoftojnë mediat jug-amerikane.
Ish-mbrojtësi brazilian ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Në karrierën e tij, përpos që e kishte veshur shiritin e kapitenit të përfaqësueses braziliane, i kishte veshur edhe fanellat e Santos, Botafogo, Fluminense e Flamengo, para se ta mbyllte karrierën në Amerikë, në ekipin New York Cosmos.
Në Botërorin e Meksikës, ai ishte shënuar i një goli mjaft të bukur, të katërtit, me të cilën e kishin mposhtur Italinë me rezultat 4-1.