Site icon Telegrafi

Vdes ish-portieri i Francës që bëri 27 grabitje me armë dhe shkroi një libër

U nda nga jeta dje, në moshën 90-vjeçare, një personazh i rrallë, jo vetëm i futbollit francez dhe atij botëror, por edhe një protagonist i botës së krimit e gjithashtu edhe asaj letrare.

Është absolutisht unike historia e ish-portierit të përfaqësueses franceze, me 17 aktivizime mes viteve 1949-1954.

Rene Vignal më shumë se i famshëm për kualitetin e lojës së tij me Francën, bëri bujë për faktin se pasi hoqi dorezat për t’i hedhur, në vend të tyre mbajti në duar armë, me të cilat ka realizuar sipas akuzave nga organet e drejtësisë franceze dhe pretendimeve, plot 27 grabitje me armë.

Portieri i shndërruar në grabitës, u dënua me plot 15 vjet burg

Për krimet e akuzuara, portieri i shndërruar në grabitës, u dënua me plot 15 vjet burg, nga të cilat vuajti vetëm 8, për të dalë më pas nga institucionet e vuajtjes së dënimit, njëherësh edhe nga ajo xhiro e shëmtuar krimesh, për t’iu dedikuar më pas një tjetër karriere, asaj të shkrimtarit.

Me daljen nga burgu, Vignal shkroi një libër “Jashtë loje, titulli emblematik”, para se t’i rikthehej një jete normale si agjent imobiliar. /Telesport/

Exit mobile version