Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.
Politikani, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua me armë zjarri duke mbajtur një fjalim në fushatën elektorale.
Ai vdiq në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike, raporton transmetuesi publik NHK.
Sulmuesi i dyshuar ishte një burrë rreth të 40-ave, i cili u arrestuar në vendngjarje, raporton bbc.
I dyshuari i kishte thënë policisë se kishte për qëllim vrasjen e ish-kreut të qeverisë pasi nuk ishte i kënaqur me të.
Ndërkohë, Abe është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se duhet të diskutohet një ndarje e mundshme e armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.
Të premten përpara të shtënave, ai kishte qenë në një rrugë të qytetit Nara për fushatë zgjedhore, ku mbështeste kandidatët e Partisë Liberal Demokratike (LDP) përpara zgjedhjeve të Dhomës së Lartë të planifikuar për të dielën.
Ndryshe, Abe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Japonisë, pasi ka shërbyer gjatë viteve 2006/2007, pastaj përsëri nga 2012/2020, kur dha dorëheqje duke përmendur sëmundjen kronike, kollitjen.
Në kohën kur ai u rizgjodh në vitin 2012, Japonia po përballej me një rënie ekonomike pas dekadash stagnimi – duke nxitur një nga iniciativat historike të Abes, një eksperiment i njohur si “Abenomics”. Aleatët e vlerësojnë këtë lëvizje me ndalimin e rënies së mëtejshme – por ekonomia e vendit mbeti e prekshme gjatë gjithë kohës në detyrë. /Telegrafi/