Site icon Telegrafi

Vdekja e tre gazetarëve në Kampionatin Botëror: FIFA hap librat e ngushëllimeve

FIFA u ka dhënë pjesëtarëve të mediave që po mbulojnë Kampionatin Botëror mundësinë për të nderuar tre gazetarët që vdiqën gjatë raportimit për turneun, duke hapur librat e ngushëllimit në çdo stadium në Katar.

Khalid al-Misslam, Roger Pearce dhe Grant Wahl humbën jetën pasi u nisën për në Katar për të mbuluar kampionatin, e cila filloi në fund të nëntorit, dhe drejtori i FIFA-s për Marrëdhëniet me Median, Bryan Swanson zbuloi në mediat sociale se librat janë në dispozicion në qendra mediatike e çdo stadiumi që kolegët të shkruajnë mesazhe ngushëllimi.

Së bashku me fotot të tre librave kushtuar gazetarëve të ndjerë, Swanson shkroi: “Ne po hapim libra ngushëllimi në qendrat mediatike të FIFA-s në të gjitha stadiumet e mbetura pas vdekjes tragjike të Khalid al-Misslam, Roger Pearce dhe Grant Wahl gjatë këtij turneu. Mendimet mbeten me familjet dhe miqtë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Pearce, drejtori teknik i ITV Sport, ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare më 21 nëntor dhe vdekja e tij u njoftua nga prezantuesi Mark Pougatch para ndeshjes hapëse të grupit mes Uellsit dhe ShBA-së.

Pak më pak se tre javë më vonë, doli njoftimi se një gazetar i dytë ka ndërruar jetë, e u mësua se ishte 49 vjeçari – Wahl, derisa ishte ulur në vendin e tij për konferencë për media në stadiumin lusia, pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Holandës, ndërsa kishte pësuar arrest kardiak.

Një ditë pas vdekjes së Wahl, foto-gazetari i Katarit Al-Misslami u bë anëtari i tretë mediatik në Botëror që ndërroi jetë, me gazetën Gulf Times që konfirmoi lajmin tragjik në Twitter.

Rrethanat rreth vdekjes së Al-Misslamit mbeten të paqarta për momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version