Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator, duke i dhënë fund mbretërimit të saj historik 70-vjeçar, por a do të ndikojë kjo me shtyrjen e ndeshjeve të Ligës Premier.
Pothuajse çdo klub i futbollit britanik postoi një homazh për Elizabeth II kur u njoftua për vdekjen e saj të enjten.
Ka të ngjarë që në të ardhmen e afërt të organizohen homazhe më të zyrtarizuara para, gjatë dhe pas ndeshjeve.
Queen Elizabeth II: Obituaryhttps://t.co/gHV1VFC0Ai pic.twitter.com/GIfKSS5b7x
— EFL (@EFL) September 8, 2022
Kur Princi Philip vdiq në vitin 2021, lojtarët e Ligës Premier mbanin shirita të zinj në krah dhe mbanin dy minuta heshtje para çdo ndeshje.
EFL ka njoftuar se ndeshjet e së premtes – Burnley vs Norwich City dhe Tranmere Rovers vs Stockport County – janë shtyrë si “një shenjë respekti”.
Një vendim për ndeshjet tjera të fundjavës do të shpallet të premten në mëngjes.
EFL statement: As a mark of respect, following the passing of Her Majesty, The Queen Elizabeth II earlier today, the EFL has confirmed that its fixtures scheduled for Friday evening have been postponed.https://t.co/Kdnha4AOfX
— EFL Communications (@EFL_Comms) September 8, 2022
Megjithatë, është raportuar gjerësisht se këtë fundjavë nuk pritet të zhvillohet asnjë ndeshje e futbollit profesionist. /Telegrafi/