Përgatiti: Dashnor Kokonozi
Vdekja e Leopoldinës, vajzës së Viktor Hygosë (Victor Hugo, 1802-1885), në shtator 1843, i shkaktoi atij plagë të një dhembjeje të thellë, që e shtynë të marrë pjesë edhe në seanca spiritizmi, me shpresë se do të mund të komunikonte me të.
Drama ndodhi gjatë një shëtitjeje më varkë në Senë. Leopoldina ishte 19 vjeçe. I fejuari i saj Charles Vacquerie, u përpoq ta shpëtojë, por pastaj u mbytën të dy.
Hygoi shkroi shumë për të. Më fort përmendet poezia Nesër që në ag e vëllimit Vegimet.
Pyes veten në duhen sjellë të tilla gjëra aq të trishtuara. Po me ç’të drejtë mund t’i përjashtosh?
***
NESËR QË NË AG …
Nesër që në ag, në orën kur zbardh fusha,
Do të nisem. Se, shiko, e di që më pret ti.
Do kaloj pyllit, do kaloj malit,
Larg teje më gjatë nuk mund të rri.
Do të ec me sytë te mendimet e mi kredhur,
Pa vështruar jashtë, pa dëgjuar një zhurmë,
I vetëm, i panjohur, kurrizpërkulur, duarlidhur,
I trishtuar, dhe dita për mua natë do të jetë.
Nuk do të shoh arin e mbrëmjes që bie,
As velat që drejt Hartflerit janë duke shkuar
Dhe kur të arrij, mbi varrin tënd do vë,
Një tufë beronje të gjelbër dhe shqope të lulëzuar.
Lexo po ashtu: DY VAJZAT E MIA