Telegrafi

Vdekja e dytë e Napsterit

Në të vërtetë, Napster, i cili për të parën herë është ndalur pas padive të industrisë muzikore, më vonë është ringjallur fillimisht në pronësi të Roxios, i cili pastaj ia shiti Best Buyit, si shërbimin relativisht të suksesshëm për blerjen legale të muzikës. Por tani Best Buy ia shiti abonentët e Napsterit dhe pasurinë tjetër Rhapsodyt.

Edhe pse kushtet e blerjes nuk janë publikuar, duket se Rhapsody ka për synim të vazhdoj të përdor emrin e Napsterit. Në faqet e Napsterit shkruan vetëm se shërbimi i është bashkangjitur Rhapsodys, dhe thërret të gjithë që ta provojnë. /Telegrafi/