Site icon Telegrafi

Vdekja e 42 vjeçarit, Ilir Ferati ngushëllon familjen Palokaj

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Palokaj pas ndarjes tragjike nga jeta të Mentor Lush Palokaj, i cili humbi jetën në një moshë të re.

Në një telegram ngushëllimi drejtuar familjes Palokaj, Ferati shprehu dhembjen e thellë për humbjen e të riut, duke theksuar se një humbje e tillë lë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

“Humbja e një të riu është gjithmonë e rëndë dhe lë boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Lutemi që forca dhe durimi t’ju shoqërojnë në këtë kohë të vështirë, ndërsa kujtimi për Mentorin do të mbetet përherë i gjallë tek ata që e deshën dhe e njohën,” tha Ferati në telegramin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version