Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë, Poklek e fshatrat tjera.
Gjithashtu, komuna ka njoftuar se në plan janë edhe shumë projekte tjera infrastrukturore.
“Punimet janë monitoruar nga afër nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva, anëtari i kuvendit komunal, Hamit Haxhiu, dhe administratori i fshatrave Vasilevë, Poklek i Ri dhe Poklek i Vjetër, Zekë Kluna”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të saj./Telegrafi/