Berat Gjimshiti po shkëlqen te Avellino në Serien B italiane.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte lojtari më i mirë në fushë për skuadrën e tij, në fitoren 1-0 përballë Ternanas në javën e 11-të të kampionatit.
Pas paraqitjes në stadiumin “Partenio”, Berat Gjimshiti mori vlerësimet maksimale, pasi ishte më i miri në mbrojtje, pavarësisht se nuk mbështetet maksimalisht nga kolegët e këtij reparti.
Kuqeziu tregoi se është futbollist i një tjetër kategorie: I fort në luftën në ajër, gjithmonë një kohë përpara kundërshtarëve dhe i pakursyer në duele.
Paraqitja e 23-vjeçarit u vlerësua me notën 7, me lojtarin që po tregon rritje progresive dhe është gjithmonë fitues. “Madhështor. Një gjigant në qendër të mbrojtjes dhe i kudondodhur në fushë. Një ndeshje perfekte”, shkruhej në vlerësimin për Gjimshitin.