Site icon Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi i Andi Zeqirit për Zvicrën U21, shënon në fitore dhe arrin në kuotën e tetë golave

Andi Zeqiri është paraqitur me fanellën e Zvicrës U21 ndaj Gjeorgjisë U21, ku shënoi edhe gol në fitoren 3-0.

Zeqiri që ka qenë i lidhur me Kosovën tash e disa muaj, edhe këtë herë ka vendosur t’i përgjigjet Zvicrës.

Zvicra U21 mori fitoren e shtatë në po kaq ndeshje dhe është në rrugë të mirë për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Dan Ndoyee hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0, ndërsa Zeqiri në minutën e 68-të largoi dilemat e fituesit, duke shënuar nga pika e bardhë për 2-0.

Krejt në fund shënoi edhe Petar Pusic për 3-0.

 

Te Zvicra nga minuta e parë luajtën edhe Kastriot Imeri dhe Bastien Toma.

Zeqiri është një nga lojtarët më të mirë në këto kualifikuese, ku në shtatë ndeshje ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version