Ballkani ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Shkupit me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt fazë së grupeve të Ligës së Konferencës.
Kjo ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica i shënuan golat në këtë ndeshje për Ballkanin, ndërsa Sunday Adetunji shënoi për Shkupin.
Sulmuesi llapjanas i Ballkanit ka vazhduar me formën e mirë në Ligën e Konferencës, pasi që arritur ta gjejë golin për herë të shtatë.
Askush nuk ka shënuar më shumë se ai në këtë garë.
Budu Zivzivadze i MOL Fehervar është pas tij me gjashtë gola në këtë garë.
ALBION RRAHMANI
En Europa Conference League :
5 matchs
7 buts !Tueur 🔥 pic.twitter.com/OSzEnsm0st
— Football Kosovar 🇽🇰 (@FootballKosovar) August 18, 2022
Ka mbetur edhe një ndeshje finale për Ballkanin, ku golat e Rrahmanit, do të ishin të mirëseardhura pas një jave në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/