Site icon Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi i Albion Ademit në Kinë

Albion Ademi shënoi një tjetër gol për Tianjin Jinmen Tiger në Superligën e Kinës.

Në xhiron e 22-të të kampionatit, Ademi dhe ekipi i tij fituan 3-2 në shtëpi ndaj Zhejiang Professional të dielën.

Në minutën e 27-të, Ademi realizoi një harkim që solli një penallti për Tianjin Jinmen Tiger, e cila u shndërrua në gol për 1-0.

Në minutën e 63-të, Ademi shënoi golin e dytë të tij në ndeshje për të vulosur rezultatin në 3-1, me një gjuajtje të fuqishme me këmbën e majtë nga zona e penalltisë.

Ademi e përfundoi ndeshjen dhe në edicionin aktual ka realizuar tetë gola dhe ka dhënë tetë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version