Site icon Telegrafi

Vazhdon seria e fitoreve të PSG-së, triumfon në udhëtim te Metz

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Shtatë ndeshje – shtatë fitore, ky është bilanci i Paris Saint-Germainit në këtë fillimsezoni në Ligue 1.

Skuadra kryeqytetase ka regjistruar triumfin e radhës kundër Metz në Stade Saint Symphorien me rezultat 2-1.

Achraf Hakimi e zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë të takimit, mirëpo para se skuadrat të shkonin në pushim, Kiki Kouyate e barazoi rezultatin (39’).

PSG e pati të vështirë të shënonte në gjysmën e dytë, mirëpo në minuta shtesë, Neymar asistoi te Hakimi, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të fitores në këtë sfidë (90’+4).

Paris Saint-Germaini është lider i pakontestueshëm në Ligue 1 me 21 pikë nga shtatë fitore. Marseille është përcjellësi më i afërt me 14 pikë.

Për Metz kjo ishte humbja e katërt, ndërsa ka arritur edhe tri barazime dhe ndodhet në fund të tabelës me tri pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Lege3d1/status/1440783930634895364

Exit mobile version