Site icon Telegrafi

Vazhdon rënia e Karim Adeyemit, përzgjedhësi gjerman Nagelsmann i zhgënyer me refuzimin e ftesës së Gjermanisë U21

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi bëri një lëvizje të pazakontë pasi u thirr nga Gjermania U21.

Ai refuzoi ftesën e përzgjedhësit Antonio di Salvo për të qëndruar në Borussia Dortmund dhe për të luajtur për juniorët.

Siç shkruan Bild, Adeyemi dëshiron t’i imponohet trajnerit Edin Terzić, i cili së fundmi ka reduktuar minutat e lojës, por përkushtimi ndaj klubit nuk do t’i sjellë asgjë të mirë te Gjermania.

Sipas Bild, përzgjdhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, është i zhgënjyer me zgjedhjen e Adeyemi dhe se do ta ketë shumë të vështirë të futet në listën e Kombëtares A për Kampionatin Evropian të vitit 2024, që luhet në Gjermani.

Adeyemi e nisi keq sezonin edhe pse pritej që ai të ishte ylli kryesor i Borussia Dortmundit.

Ai luajti në 13 ndeshje, nuk shënoi asnjë gol, duke regjistruar vetëm dy asistime. Pozicioni i tij kryesor është sulmues anësor. /Telegrafi/

Exit mobile version