Telegrafi

Vazhdon rekordi negativ i Turqisë në ndeshjet hapëse të turneve të mëdha

Turqia vazhdon me rezultate negative në ndeshjet e para të Kampionateve Evropiane dhe Botërore.

Kombëtarja turke humbi me rezultat minimal prej 1-0 kundër kroatëve në stadiumin Parc de Princes.

Në fakt, kjo është humbja e tetë e Turqisë në ndeshjen e parë në Kampionatet Evropiane dhe botërore, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se kjo përfaqësuese deri më tani ka marrë pjesë në gjashtë Kampionate Evropiane dhe në dy Botërore.

Suksesin më të madh Turqia e ka arritur në vitin 2002, kur zuri vendin e tretë në Botërorin e organizuar nga Koreja e Jugut dhe Japonia. /Telegrafi/