Telegrafi

Vazhdon përkrahja për Putinin në Serbi, hapet pankarta “BE, shko në shtëpi – Serbi-Rusi, ky është bashkimi ynë”

Qytetarët në Serbi po vazhdojnë të përkrahin kriminel të luftërave të ndryshme në botë.

Të enjten, rreth orës 19:15, menjëherë pas hapjes së portave të festivalit në Exit, në Urën e Varadinit është hapur një pankartë e madhe në gjuhën angleze, si dhe foto të presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dënuarit për krime lufte, Vojislav Sheshelit.

Rreth 30 persona mbanin pankartën, në një leckë të bardhë, me germa të kuqe dhe kaltër, në anglisht shkruhej fjalët “BE, shko në shtëpi. Serbi-Rusi, ky është bashkimi ynë”

Kujtojmë se një ditë më parë ura që të çonte nga Novi Sadi në kalanë e Petrovaradinit ishte shënuar me shkronjën Z .

Ajo letër, një simbol i agresionit rus kundër Ukrainës, u shfaq në këmbët e kalasë.

N1 nuk ka marrë informacion nga policia nëse për këtë ishte nisur një hetim zyrtar. /Telegrafi/