Telegrafi

Vazhdon përkeqësimi i gjendjes me pandemi në Serbi: 7,393 raste të reja, 56 njerëz vdiqën

Në 24 orët e fundit, 7,393 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në Serbi.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar edhe për vdekjen e 56 njerëzve, raporton b92.

Janë 323 pacientë në aparate për frymëmarrje, që është më i madhi që nga fillimi i pandemisë.

Theksojmë se në total në spitalet anembanë vendit janë duke trajtuar 8,594 pacinetë.

Që nga fillimi i pandemisë në Serbi, 249,224 njerëz janë testuar pozitivisht për coronavirus dhe gjithsej 2,172 persona kanë vdekur. /Telegrafi/