Është duke vazhduar pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Sitnica në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se lumi Sitnica ishte një pikë kritike që kishte ndikuar që të vërshohet qyteti në vitin 2021 dhe se sipas tij, po punohet që të mos përballen sërish me një situatë të tillë.
“Po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Silnica nëfshatin Nedakoc, një pikë kritike që kishte ndikuar që të vërshohet qyteti në vitin 2021, e gjithë puna po bëhet si masë preventive që të mos përballemi me një situatë të tillë!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/