Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është duke vazhduar projekti i ndërtimit të urave të reja pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e vitit të kaluar.
Pas ndërtimit të urave në fshatin Kllodërnicë, tashmë është duke u ndërtuar edhe ura në fshatin Kuqicë, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit të Komunës, kjo urë ishte dëmtuar shumë duke u bërë thuajse e pakalueshme.
“Për të parë nga afër punimet në terren ka dalë edhe kryetari Fadil Nura bashkë me drejtorin e Urbanzimit dhe Mbrojtjes së Ambientit Driton Mulaj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas Kuqicës, ndërtimi i urave do të vazhdojë edhe në fshatrat tjera. /Telegrafi/