Është duke vazhduar mbjellja e drunjve dekorativ në çdo hapësirë publike në qytetin e Vushtrrisë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
“Në çdo hapësirë publike po vazhdon mbjellja e drunjve dekorativ, për t’i dhënë kështu qytetit tonë një pamje të gjelbër e plot jetë”, ka thënë Idrizi.
Idrizi ka thënë se me çe çdo fidan të mbjellur po shndërrojnë rrugët dhe hapësirat publike “në një ambient më të pastër e më të bukur”. /Telegrafi/