Telegrafi

Vazhdon mbështetja në sektorin e bujqësisë në Viti, 10 fermerë pajisen me makineri bujqësore

Komuna e Vitisë ka njoftuar se ka pajisur 10 fermerë me makineri bujqësore.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, komuna njofton se fermerët vitiar janë mbështetur me pesë mbjellëse të qepujkave dhe me pesë mbjellëse të grurit.

Me këtë rast, zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e këtyre makinerive për dhjetë fermerët përfitues.

Zëvendëskryetari Aliu theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar t’ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë.

Sipas tij, me rritjen e buxhetit për subvencione do të kompletohen nevojat e tyre për zhvillimin e kulturave bujqësore.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë Naim Pira, i ka përgëzuar fermerët si dhe theksoi se vlera e subvencionimit të sotëm për këto makineri bujqësore e kapë vlerën mbi gjashtëmbëdhjetë mijë euro.

Nga ana tjetër, fermerët falënderuan përfaqësuesit komunal për këtë mbështetje, duke vënë në pah lehtësimin që ju bëhet ditë pas dite në punët e bujqësisë. /Telegrafi/