Dëbora e madhe vazhdon të mbulojë kryeqytetin e Koresë së Jugut, pas një stuhie rekord dëbore në Seul një ditë më parë.
Fotot e reshjeve të borës tregojnë koreano-jugorët duke shijuar borën e parë të sezonit.
Megjithatë, moti i ashpër rezultoi gjithashtu në një numër vdekjesh dhe çoi në kaos në udhëtime, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të pafavorshëm, me katër viktima për shkak të shembjes së strukturave nën peshën e borës dhe një vdekje në një aksident trafiku për shkak të rrugëve të akullta.
Bëhet e ditur se se bora rrëzoi pemë, gjë që bëri që autoritetet të bllokonin hyrjen në disa rrugë.
Gjithashtu, më shumë se 140 fluturime, shumica e tyre ndërkombëtare, u anuluan për shkak të motit.
Reshjet e borës të së mërkurës në Seul dërguan rreth 16 centimetra borë në qytet dhe zonat përreth, duke i bërë ato reshjet më të mëdha të borës në nëntor në Korenë e Jugut, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1907. /Telegrafi/