Telegrafi

Vazhdon java rinore në Obiliq, të rinjtë me shumë aktivitete

Në kuadër të Javës Rinore në Obiliq po zhvillohen aktivitete të shumta.

Ndër këto u zhvilluan edhe aktivitetet pikturimi “Toleranca përmes Artit” dhe aktiviteti sportiv “Not”, të cilat kanë për synim të nxisin të rinjtë për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme, duke promovuar kreativitetin dhe shëndetin fizik

Sipas një njoftimi nga komuna e Obiliqit, këto aktivitete te të rinjëve po dëshmojnë zhvillimin e tyre në fusha gë ndryshme.

“Këto aktivitete u organizuan nga Qendra Rinore në Obiliq dhe u financuan nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Pjesëmarrja e të rinjve në këto aktivitete dëshmon përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në projekte që promovojnë vlera të rëndësishme shoqërore dhe zhvillimin e tyre në fusha të ndryshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/