Roma është ndalur nga Royale Union SG në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Evropës, me ndeshjen që përfundoi 1-1.
Ishte një paraqitje e zbehtë për Giallorossët në pjesën e parë, pasi nuk ia dolën të tundin rrjetën një kundërshtari shumë më të dobët se ta.
Në 45 minutat e dytë, Roma krijoi rastin e parë serioz me anë të Tommaso Baldanzi, por goditja e tij në minutën e 52-të ishte jashtë.
Pas dhjetë minutash, Gianluca Mancini kaloi skuadrën italiane në epërsi, pas një harkimi nga Lorenzo Pellegrini.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Kevin Mac Allister (77’), duke befasuar romakët.
Pas katër ndeshjeve, Roma ka katër pikë, ndërsa në rrethin e pestë përballen me Tottenhamin. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore